Flash

Super League, zhvillimi i bujshëm: "UEFA e FIFA nuk mund të pengojnë konkurrencën"

Lapsi.al 31 January 2023
Super League, zhvillimi i bujshëm: "UEFA e FIFA nuk mund të

Kthesë e bujshme për fatin e Super League nga Madrid. Gjykata Tregtare e kryeqytetit spanjoll në fakt ka pranuar ankesën e A22Sports. Si e tillë Super League mund të ekzistojë dhe klubet që janë ende pjesë e saj nuk mund të sanksionohen nga UEFA dhe FIFA. "Përndryshe – shkruhej në vendim - parimi i meritës që informon ligji i konkurrencës do të shkelej”. Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë të vetmet klube që cuan përpara projektin, në konflikt të hapur me UEFA-n.

Kështu, në thelb, është e mundur të krijohet një garë e pavarur dhe alternative ndaj atyre të organizatës aktuale. Siç shkruajnë tre magjistratët e gjykatës në dokumentet në të cilat AS ka pasur akses, "FIFA dhe UEFA nuk mund të justifikojnë sjellje anti-konkurruese sikur të ishin ruajtësit e vetëm të disa vlerave evropiane. Mbi të gjitha nëse kjo do të shërbejë si një justifikim për të mbështetur një monopol nga i cili përjashtohet ose pengohet nisma e asaj që aspiron të jetë konkurrenti i saj, Super League”.

Lexo më tej: “Super League do të jetë realitet në 2025”: Laporta tregon kur do të bashkohen me projektin klubet angleze

Prandaj, vendimi urdhëron FIFA-n dhe UEFA-n të përmbahen nga miratimi i çdo mase apo veprimi. Apo edhe nga nxjerrja e ndonjë deklarate (...) që pengon drejtpërdrejt ose tërthorazi, përgatitjen ose zhvillimin e këtij turneu. Vendimi gjithashtu ndalon institucionet e futbollit të shpallin ose kërcënojnë çdo masë disiplinore ose sanksionuese ndaj klubeve, drejtorëve dhe njerëzve të klubeve dhe/ose lojtarëve që marrin pjesë në përgatitjen e Super League.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI