Flash

Video/ Darmian dërgon Interin në gjymëfinale të Kupës së Italisë: Atalanta dorëzohet në San Siro

Lapsi.al 31 January 2023
Video/ Darmian dërgon Interin në gjymëfinale të Kupës

Interi mposhti Atalantën 1-0 dhe fitoi të drejtën e kalimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Tani zikaltrit do të përballen me fituesin e Juventus-Lazio. Në San Siro u luajt një ndeshje e tensionuar dhe e ekuilibruar e vendosur vetëm nga një blitz në pjesën e dytë. Në pjesën e parë shtylla shpëtoi Atalantën në të majtën e Calhanoglu. Ndërsa Zapata gaboi në një goditje me kokë në pozicion komod. Në pjesën e dytë, pastaj, Darmian (57') në asistin e Lautaros zgjidhi gjithçka, duke firmosur golin që eliminoi Atalantën.

Interi shkon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të sfidojë fituesin e Juventus-Lazio. Vendosi ndeshjen një gol i Matteo Darmian, që në ndeshjet e fundit ka zënë vendin e një Milan Skriniar të hutuar nga merkato dhe mos rinovimi. Të besuarit e teknikut Inzaghi merituan të vazhdojnë përpara, sepse luajtën dhe konkluduan më shumë kundër bergamaskëve nën ton, në krahasim me versionin e Serie A.

Lexo më tej: Video/ Dygolëshi i Lautaro shtrin përtokë Cremonese: Inter kalon provizorisht Milan

Për vendasit është suksesi i katërt në katër ndeshjet e fundit direkte, përfshirë Kupën e Italisë dhe Superkupën. Një kartvizitë e bukur për derbin e së dielës, që tifozët e Interit e presin me padurim. E konfirmuar kjo nga thirrjet kundër kuqezinjve të Milan, të dëgjuar që në momentet e para të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI