Flash

Zaniolo, përplasje frontale me Romën: sulmuesi nuk është paraqitur fare në Trigoria për tu stërvitur

Lapsi.al 31 January 2023
Zaniolo, përplasje frontale me Romën: sulmuesi nuk është

Është një thyerje totale e raporteve mes Romës dhe Nicolò Zaniolo. Lojtari nuk u paraqit sot fare në Trigoria për rifillimin e stërvitjeve. Një mungesë e pa aprovuar nga klubi, që i kishte dhënë pushim vetëm për dje. 23-vjeçar kishte kërkuar dhe marrë leje për t'u larguar nga qyteti pas kërcënimeve të marra në shtëpinë e tij natën mes të dielës dhe të hënës. Zaniolo, i cili refuzoi transferimin në Premier League te Bournemouth, rrezikon masa të rënda disiplinore nga Roma.

I vetëm kundër të gjithëve. Zaniolo është në konflik me të gjithë ambientin e Romës: klubin, trajnerin dhe tifozët në Trigoria. Një frakturë e pashërueshme që acaroi shpirtrat, aq sa futbollistit iu desh të ikte në Spezia për të gjetur pak qetësi. I përfunduar jashtë projektit verdhekuq, Zaniolon e pret një krah i gjatë i hekurt me Romën, nëse nuk arrin një shitje në këtë sesion të merkatos. Hipotezë e komplikuar, sepse kanë mbetur vërtet pak orë deri në mbyllje. E sigurt është se futbollisti nuk do të veshë më fanellën verdhekuqe. E verën e ardhshme divorci do të ratifikohet për të mirën e të gjithëve.

INATI I SHRYRË NGA E ËMA E LOJTARIT

“Më parë ishin vetëm lacialët, tani edhe romanistët e kanë kapur me djalin tim, çfarë fatkeqësie. Nuk më pëlqen kjo heshtje, por menaxheri Vigorelli nuk do që unë të flas. E atëherë Nicolò tani është gati 24 vjeç, është burrë dhe di të mbrohet vetë, nuk ka nevojë për mua”. Kështu ka thënë për Corriere della Sera Francesca Costa, nëna e Nicolò Zaniolo. Ajo ka komentuar momentin shumë delikat që po përjeton djali i saj në Trigoria.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI