Flash

Ashton Kutcher flet për librin e Demi Moore: Isha i zemëruar

Lapsi.al 1 February 2023
Ashton Kutcher flet për librin e Demi Moore: Isha i zemëruar

Ashton Kutcher ka pranuar se ishte "i zemëruar" kur kujtimet e ish-bashkëshortes së tij Demi Moore, "Inside Out", doli në librari në shtator 2019. Në një intervistë me Esquire, aktori tregoi  se si ndikoi publikimi i librit në familjen e tij.

“Më në fund arrita në një vend ku shtypi me të vërtetë më kishte lënë rehat mua dhe familjen time. Dhe pastaj të nesërmen, paparacët janë në shkollën e fëmijëve të mi," u shpreh Ashton duke theksuar se ai nuk ka "asnjë ndjenjë të keqe" për Moore.

Kutcher ishte i martuar me aktoren nga 2005 deri në 2013. Ndërsa ish-të u përpoqën të kishin fëmijë  përpara se të hiqnin dorë, Moore pësoi një abort në muajin e gjashtë të shtatzënisë. “I dua fëmijët. … Ideja për të pasur një fëmijë tjetër do të kishte qenë e pabesueshme,” tha aktori për humbjen . “Për çfarëdo arsye, më duhej ta kisha atë përvojë.” Pas divorcit, ai filloi të takohej me Kunis në vitin 2013. Ata u martuan në vitin 2015 dhe kanë dy fëmijë së bashku Wyatt dhe Dimitri.

“Gjëja e Milës që e bëri lidhjen tonë të përshpejtohej ishte se unë e kisha admiruar gjithmonë. Talenti i saj, aftësitë e saj, dhuntitë e saj”, deklaroi aktori. “E dija që ajo nuk kishte nevojë për mua. Dhe ajo e dinte që nuk kisha nevojë për të.”./Lapsi.al

Të këshilluara

Meghan Trainor, nënë për herë të dytë

Meghan Trainor ka zbuluar se  është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Daryl Sabara. "Çfarë bekimi," tha  Trainor,ekskluzivisht për PEOPLE. “Jam s...

15:00

Të nominuarit për Rock& Roll Hall of Fame

Missy Elliott, Willie Nelson, Kate Bush, Iron Maiden, Cyndi Lauper, Soundgarden, Sheryl Crow dhe i ndjeri George Michael janë të nominuarit e vitit 2023 për t'u...

14:47

Shitet shtëpia “Amityville Horror”

Shtëpia ikonë e Nju Xhersit që shërbeu si vendqëndrim për filmin e vitit 1979 "Amityville Horror" ka gjetur një pronar të ri, ka mësuar The Post. Në shtator,...

15:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI