Flash

"Dhimbje të forta abdominale": situatë e vështirë shëndetësore për Conte, duhet të operohet

Lapsi.al 1 February 2023
"Dhimbje të forta abdominale": situatë e vështirë
Kohë të vështira për Antonio Conte. Tekniku italian duhet t'i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. Njoftimin e ka dhënë klubi i Tottenham në kanalet e tij sociale. Klubi anglez sqaron se trajneri italian vuan nga dhimbje të forta abdominale. I pashmangshëm operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit: “Pas një diagnoze të ekspertit – lexohet në komunikatë – sot Antonio Conte do t’i nënshtrohet një operacioni. Ai do të heqë fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. I gjithë klubi i uron shërim të shpejtë”. Lexo më tej: Miqtë e humbur, gruaja e vajza larg e shumë pikëpyetje, rrëfehet Conte: “Po reflektoj për të ardhmen” Nuk është ende e qartë se kur Conte do të mund të ulet sërish në pankinë. E sigurtë është se tekniku do të humbasë takimin prestigjioz kundër Manchester City. Spurs do të luajnë në shtëpi kundër të besuarve të Guardiolës, ndeshje e planifikuar për të dielën. Kane dhe shokët e tij do të kenë më shumë motivim për të kërkuar një fitore që do të ishte thelbësore për sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Vendi i katërt është aktualisht vetëm tre pikë larg, por Newcastle dhe Manchester United kanë luajtur një ndeshje më pak.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI