Flash

Flirti me Keita Balde, vjen replika e menjëhershme e Wanda Nara: “Marrëzi!”

Lapsi.al 1 February 2023
Flirti me Keita Balde, vjen replika e menjëhershme e Wanda Nara:

Wanda Nara ka thyer heshtjen e saj pas zërave që kishin të bënin me flirtin e saj me lojtarin senegalez Keita Baldé. Biznesmenja argjentinase foli për këtë me gazetarët e programit LAM. Pas mohimeve të Keita Baldé dhe Mauro Icardi, vjen edhe ai i Wanda Nara. E pyetur nga Alejandro Castello për vërtetësinë e historisë së saj të dashurisë me ish-lojtarin e Inter, argjentinase është përgjigjur troç: "Nuk kam asgjë për të sqaruar. Marrëzitë nuk sqarohen".

Ndërkohë Simona Guatieri, e cila kishte folur me fjalë shumë fyese për Wanda Nara, iu bashkua bashkëshortit të saj Keita në Dubai. Lojtari senegalez ka dashur të ndajë një foto të gjithë familjes me një mesazh: “Skuadër”.

Skandali shpërtheu në pohimet e gazetarit dhe fotografit spanjoll Jordi Martin në programin Intrusos. Gazetari rrëfeu detajet dhe dha prova të lajmit të tij për tradhtinë që përfshiu Wanda Nara dhe sulmuesin Keita Balde. Sipas gazetarit, Mauro e kishte zbuluar tradhtinë e supozuar: “Icardi zbulon gjithçka nga lëvizjet e Wanda në ATM. E kishte zbuluar edhe më parë me këtë ish-shokun e tij”. Pastaj gazetari i bëri një paralajmërim sulmuesit të Galatasaray: “Sapo pata një bisedë telefonike me Keita Balde dhe gruan e tij Simona. Ata më siguruan që e keni kontaktuar mbrëmë. Ndaj mos e mohoni më informacionin tim sepse nesër në Intrusos do zbuloj gjithë bisedën me çiftin. E ti do të dukesh keq”.

Në një histori tjetër, më pas të fshirë, Icardi publikoi bisedën private me Simona Guatieri, gruan e Keita Balde: “Vazhdo të postosh fotot kur u martuat, ndërsa ai fton Wandën në Dubai”. Ky është mesazhi i Icardi ndaj gruas së sulmuesit argjentinas. “Më vjen keq që të shoh kështu! Duke postuar gjithçka. Me zemër, po ta them”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI