Flash

Gafa skandaloze e Chelsea bllokoi ikjen e Ziyech: Blues i dërguan PSG-së 3 herë dokumentat e gabuara

Lapsi.al 1 February 2023
Gafa skandaloze e Chelsea bllokoi ikjen e Ziyech: Blues i dërguan
Është një nga ato historitë e çuditshme të merkatos së transferimeve. Hakim Ziyech kishte fluturuar në Paris të hënën, pasi kishte dëgjuar për interesin e fortë të Paris Saint-Germain. Marokeni ishte i bindur se marrëveshja do të realizohej, duke pasur parasysh hapësirën e vogël me Potter. Në fillim të kësaj dritare merkato Ziyech ishte bllokuar nga Chelsea pasi shumë lojtarë u dëmtuan. Por marokeni dihej se ishte i destinuar të largohej. As me Tuchel e as me Potter ai nuk gjeti vend në radhët e Blues. Vetëm në Kupën e Botës Ziyech u evidentua në këtë sezon e kur Joao Felix dhe Mudryk mbërritën në Londër marokeni ishte i lirë të largohej. U fol për interesimin e Milan dhe Roma, por në fund fitoi PSG.

PRITJA NË PARIS DHE GABIMI I CHELSEA

Kështu Ziyech fluturoi për në Paris të hënën dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore me klubin parizian të martën. Ndërsa të dy klubet përpunuan detajet për një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit. Gjithçka dukej e kryer, por më pas diçka shkoi keq: dokumentet e duhura nuk arritën në kohë në Ligën Franceze. Me sa duket fajin për këtë e ka Chelsea. Klubi londinez në orët e fundit të merkatos ishte fokusuar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Enzo Fernandez erdhi nga Benfica për 121 milionë euro. Ndoshta për këtë arsye Chelsea dërgoi tre herë dokumentat e gabuara në Paris, duke anuluar kështu operacionin e ngritur me PSG. Ndërkohë, Ziyech është ende në Paris, ku priti rezultatin e apelit të bërë në Ligue 1 nga klubi parizien. Rezultati i ardhur në orët e fundit është negativ. Kështu anësori maroken do të përballet me një rikthim të trishtë në Londër, ku do të gjejë edhe më pak hapësirë se më parë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI