Flash

Klubet e Superiores arkëtojnë mbi 2 milionë euro në merkato: Partizani më "i pasuri", Vllaznia vetëm një blerje

Lapsi.al 1 February 2023
Klubet e Superiores arkëtojnë mbi 2 milionë euro në merkato:

Një merkato me arkëtime rekord, ajo e janarit, që sapo u mbyll. Në dritaren riparuese të janarit, Partizani e Tirana mbi të gjitha kanë arkëtuar mbi 2 milionë euro nga transfertat e lojtarëve. Në orën 00.00 të 31 janarit FSHF mbylli hapësirën e transferimeve, që ka sjellë lëvizje të rëndësishme. Si për nivelin e lojtarëve që zbarkuan në Superiore, ashtu dhe për të ardhurat e prodhuara.

Dalja e Xhuliano Skukës nga Partizani me destinacion Metz ka fiksuar shifrën rekord të transferimit të një lojtari shqiptar, nga kampionati ynë. 1.3 milionë euro kanë përfituar të kuqtë, që nuk kishin ndërmend të privoheshin nga Skuka në janar. Shifra e propozuar nga francezët bëri që planet të përmbyseshin. Partizani i shtoi hyrjeve në merkato edhe 200 mijë nga transferimi i kapiteni Bitri në Çeki. Klubi u mbrojt me firmën me Christian Mba, nigerianin e 10 golave në 18 ndeshje me Trepça 89'.

Nuk qendron poshtë Tirana, që arkëtoi 700 mijë euro nga shitja e Redon Xhixhës dhe Marsel Ismailgecit. Golashënuesi shkoi te Qarabag për 550 mijë euro, ndërsa kapiteni mori rrugën e Bosnjes. Bardheblutë, megjithatë, firmosën në fillim me Lushkjen e pastaj edhe me Kristal Abazajn, madje edhe me merkato ende të bllokuar. Dy njohje të vjetra të kampionatit, në nivel të lartë e në xhiron e kombëtares.

MERKATO E DIMRIT

Ekipi #            Federime 

KF Kukёsi        8

KF Bylis            6

KF Erzeni         5

KF Laci             5

KF Egnatia       5

KSKastrioti      4

FKPartizani     3

KF Teuta          3

KF Tirana         3

KF Vllaznia      1

DWAMENA TE EGNATIA, LAÇI SHET ADELEKE

Klubi me më shumë lëvizje është Kukësi. Asgjë e cuditshme blutë hoqën rrogat e rënda e afruan 8 lojtarë të rinj, numri më i madh i transferimeve nga të gjithë. Më pak nga të gjithë lëvizi Vllaznia. Shkodranët e kishin të qartë cfarë i duhej dhe sollën në Shkodër Bekim Balaj. Egnatia tronditi veten me shkarkimin e Duros, që i mori nga zona e rrezikut për ti pozicionuar në zonën Europiane, ndërsa kthyen në detyrë trajnerin e periudhës së vështirë Edlir Tetova. I vetmi ndryshim është se në skuadër ka mbërritur ish-sulmuesi i Levante Dwamena, që raportin me golin e tregoi menjëherë. Laçi shiti Adeleke për 50 mijë euro e ktheu Guindon, Teuta Kallakun, ndërsa të tjerët bënë çfarë mundën...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI