Flash

Nervat i kushtojnë shumë Naxhi Shensoi: Disiplina e kthen në mesin e shkurtit në Laç

Lapsi.al 1 February 2023
Nervat i kushtojnë shumë Naxhi Shensoi: Disiplina e kthen në

Pas dy fitoreve radhazi në dy ndeshjet në pankinën e Bylis, tani Naxhi Shensoi duhet të qendrojë dy ndeshje në tribunë. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka vendosur të pezullojë për dy takime teknikun kosovaro-turk. Shensoi, në ndeshjen kundër Kastriotit, u ndëshkua me karton të kuq pasi hyri brenda në fushë, për të protestuar për një faull.

Në minutën e 33' të sfidës në Adush Muça, në një faull të dhënë në favor të krutanëve, trajneri i Bylis ka kërkuar llogari te gjyqtari i katërt, Maletaj. Tonet e ashpra të Naxhi Shensoi e kanë bërë kryesorin Myrtja, t'i tregojë kartonin e verdhë. Tekniku është nervozuar edhe më shumë, duke e ndjekur arbitrin Myrtja edhe brenda në fushë. I pashmangshëm kartoni i kuq dhe tani edhe penalizimi.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Zyrtari i KF Bylis, Naxhi Shensoi dënohet për protestë ndaj vendimeve të arbitrit. Në bazë të Nenit 55/2 të KDS, tekniku dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.

FK Kukësi është dënuar për sjellje të gabuar të spektatorëve. Për hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, klubi dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Egnatia U-21 dënohet për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”. Në bazë të nenit 54/1 i KDS, klubi humb ndeshjen në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj e pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI