Flash

SHBA tjetër ndihmë ushtarake 2 miliardë dollarë për Ukrainën

Lapsi.al 1 February 2023
SHBA tjetër ndihmë ushtarake 2 miliardë dollarë për

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të japin një ndihmë tjetër për Ukrainën prej 2 miliardësh dollarë.

Kjo për herë të parë përfshin raketa me rreze më të gjatë veprimi, si dhe municione dhe armë të tjera.

Ndihma pritet të shpallet brenda kësaj jave dhe do të përfshijë pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armë antitank Javelin, thanë zyrtarët.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në 24 shkurt të vitit të kaluar.

Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.

Së fundmi, Ukrainës i janë premtuar edhe tanke gjermane dhe amerikane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI