Flash

Shtatë muaj jashtë fushave, Chiesa kërkon të rimarrë gjithçka: “Sa më shumë pikë me Juventus e Euro 24"

Lapsi.al 1 February 2023
Shtatë muaj jashtë fushave, Chiesa kërkon të rimarrë

Federico Chiesa dëshiron të rikuperojë gjithçka pas një viti të tmerrshëm, me dëmtimin e rëndë që e mbajti larg fushës për më shumë se 7 muaj. “Në vitin 2023 pres të luaj vazhdimisht. Qëllimi është të rikthehem në formë dhe të gjej minutazhin tim”. Kundër Monza, anësorit iu desh tërhiqej për probleme fizike. Tani është plotësisht i disponueshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë kundër Lacios, të enjten në mbrëmje.

"Fatkeqësisht, ndeshjen e fundit e humba për shkak të një lodhje muskulare. Por jam mirë pas një dëmtimi të gjatë – shpjegoi ai për ANSA –. E më duhet të them se ndihem mirë fizikisht. Nuk mund të jap përqindje, vetëm fusha do ta tregojë kur të jem në super formë. Megjithatë, që në Napoli e kam nisur nga minuta e parë”.

KEQARDHJA PËR KOMBËTAREN ITALIANE

Ai kishte lënë një Juventus që luftonte për Champions League dhe një kombëtare kampione Europe. Tani bardhezinjtë janë zhytur në probleme ligjore me një klasifikim që nuk ka qenë kurrë kaq i keq: “Duhet të synojmë të arrijmë objektivat tona - tha Chiesa -. E me Juven duhet të marrim sa më shumë pikë, duke menduar për ndeshjet me radhë. Ndërsa me Italinë synojmë Kampionatin Evropian 2024”.

Lexo më tej: Juventus rrezikon të bëhet ‘supermarket’: në Spanjë janë të sigurtë, Real Madrid shënjestron Federico Chiesa

Pikërisht kombëtarja i ka lënë atij një nga keqardhjet më të mëdha të vitit. Chiesa nuk ishte i gatshëm për shkak të dëmtimit të rëndë në gju: “Ndeshja që do të kisha dashur të luaja me çdo kusht është ajo kundër Maqedonisë. Do doja shumë të jepja një dorë për shokët e skuadrës, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur”.

Megjithatë, jo gjithçka e keqe vjen për të bërë keq: “Jam rritur në nivel njerëzor dhe mendor. Ky dëmtim të vendos përballë kaq shumë pengesave, që nuk i kisha hasur kurrë më parë”, zbuloi 25-vjeçari.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI