Flash

Video/ Kumbulla katastrofik, Cremonese në gjysëmfinale të Kupës: pas Napolit eliminon edhe Romën

Lapsi.al 1 February 2023
Video/ Kumbulla katastrofik, Cremonese në gjysëmfinale të

Cremonese mposhti Romën 0-2 dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Fiorentinën në prill. Skuadra e Ballardini, që kishte pushtuar tashmë në 1/8 edhe “Maradonën” e Napolit, del triumfuese nga Olimpico, duke vazhduar rrugën e ëndrrave. Dessers u kujdes për zhbllokimin e ndeshjes me një penallti (28'). Një gabim flagrant i Marash Kumblla detyroi Rui Patricio të shkaktonte 11 metërshin. Mourinho e revolucionarizoi skuadrën në pjesën e dytë, por u befasua nga autogoli i Celik në minutën e 49'. E pavarësisht hyrjes së Abraham dhe Dybala, verdhekuqtë nuk arritën të rregullojnë një mbrëmje shumë të keqe. Goli i Belotti në minutën e parafundit të shtesës ishte i kotë.

Lexo më tej: Video/ Ballardini bën mrekullinë në debutim: Cremonese eliminon Napolin me penallti në Maradona

E jashtëzakonshme Cremonese. Pas Napolit vjen suksesi i dytë i madh, kuqegritë kalojnë 2-0 në Olimpico dhe shkojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës. Avantazhi i penalltisë së Dessers, ishte shpërblimi i duhur në pjesën e parë për lombardët. Cremonese ishte e vendosur më mirë se një Romë që stonoi me linjat e dyta. Me kthimin në fushë për pjesën e dytë Mourinho futi Dybala, Matiç, Zaleëski dhe Smalling. Por pas pak minutash erdhi dushi i ftohtë me autogolin e Celik. Roma me tërbim u hodh përpara, edhe Abrahami në fushë për një ekip të çekuilibruar. Cremonese rezistoi edhe pse Belotti shkurtoi diferencën. Në fund, është një festë e gjitha për Cremonese.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI