Flash

Igli Tare i qetë për rinovimin e Milinkovic-Savic: "Çdo gjë do zgjidhet në momentin e përshtatshëm"

Lapsi.al 2 February 2023
Igli Tare i qetë për rinovimin e Milinkovic-Savic: "Çdo

Merkato edhe e mbyllur tërheq vëmendjen. E para ndeshjes Juventus-Lazio, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare bëri një bilanc të transfertave dimërore. Drejtuesi i lartë shqiptar i klubit është ndalur edhe te e ardhmja e Sergej Milinkoviç-Savic. "Një tjetër torturë e gjatë për Milinkoviç Savic nga tani deri në qershor? Ka efekt të kundërt tek unë, sepse unë e di se si janë gjërat. E për këtë arsye nuk ka asnjë torturë. Gjithçka do të zgjidhet në kohën e duhur. Shkruhet se lojtari ka dyshime për rinovimin e kontratës? Gjëja pozitive është se nuk lexoj kurrë cfarë shkruhet. Kështu që nuk vazhdoj përpara me nëse apo ose. E di si janë punët dhe jam i qetë. A kam besim? Gjithmonë, gjithmonë", tha Igli Tare për Mediaset.

Lexo më tej: Tare paqe me Sarrin, festë e madhe familjare te Lazio: të dashurat e gratë, prezent për 123 vjetorin

Lazio aktualisht është në vendin e tretë me 38 pikë, vetëm dy larg Inter në vendin e dytë. Bardhekaltrit synojnë zonën Champions dhe do të provojnë edhe të befasojnë Juventus në Kupën e Italisë. Pikërisht nga Juventus ka mbërritur në huazim Luca Pellegrini. “Ishte një nevojë e shprehur nga trajneri dhe ne mundëm të sillnim në shtëpi një djalë të ri, që mbi të gjitha i do këto ngjyra”, përfundoi Igli Tare.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI