Flash

Misteri i çështjes Bakayoko, presidenti i Adana Demirspor: "Ishte gati të firmoste, pastaj nuk e di çfarë ndodhi"

Lapsi.al 2 February 2023
Misteri i çështjes Bakayoko, presidenti i Adana Demirspor:

Në situatën e një merkato transferimi në Itali që nuk dhuroi pothuaj asnjë emocion, spikati Tiémoué Bakayoko. Ai ishte, në mënyrën e tij të vogël, një rast emocionues. Të hënën në mbrëmje ishte hapur mundësia te Cremonese. Shansi u shua menjëherë të martën në mëngjes, por gjatë ditës ishte shfaqur edhe Lyon. Edhe negociatat për të shkuar në Ligue 1 u mbyllën, ndërsa në mbrëmje Adana Demirspor bëri një tentativë serioze. Francezi i kishte thënë jo disa javë më parë turqve, por këtë herë u duk i bindur. E pikërisht kur lamtumira me Milanin dukej e kryer, erdhi një tjetër prapaktheu. Bakayoko anashkaloi nënshkrimin me klubin e drejtuar nga Vincenzo Montella. Si ndodhi kjo? As Murat Sancak, presidenti i klubi turk, nuk mund ta shpjegojë këtë.

“Së pari dua të mohoj lajmet sipas të cilave Bakayoko hoqi dorë pasi pa strukturat tona. E vërteta është se në orën 2 të mëngjesit ai shkoi në selinë e Milan për të firmosur përfundimin e marrëveshjes së huazimit. Një akord që kuqezinjtë e kishin me Chelsea e pas të cilit do të nënshkruante marrëveshjen tonë. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi, por gjithçka u rrëzua", tha numri një nga Adana.

Prandaj, Bakayoko do të qëndrojë te Milan deri në qershor. Edhe pse mesfushori në thelb është jashtë projektit teknik të Pioli. Tekniku në fakt e grumbullonte shpesh, por kurrë nuk e la të dilte në fushë. Në fund të vitit ai do të kthehet te Chelsea, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI