Flash

Vizitat mjekësore në Berlin, por Isco mbeti pa kontratë: përplasje në rrjetet sociale mes Leipzig e Union

Lapsi.al 2 February 2023
Vizitat mjekësore në Berlin, por Isco mbeti pa kontratë:

Isco nuk ka gjetur skuadër, ai mbetet i lirë dhe si i tillë është një mundësi për të gjitha skuadrat që kërkojnë një përforcim shtesë. Talenti spanjoll, pasi ndërpreu marrëdhënien me Sevilla pas pak muajsh, dukej se kishte gjetur një marrëveshje me Union Berlin në Bundesligë. Por nuk shkoi kështu. Pasi kishte kryer dhe kaluar testet mjekësore, klubi nga kryeqyteti gjerman njoftoi ndërprerjen e marrëveshjes. Problemet ishin të karakterit ekonomik.

Mesazhi zyrtar i Union konstatonte “kufizime që nuk kapërcehen”. Sipas tyre Isco, e kishte ekzagjeruar me kërkesat ekonomike, pas një marrëveshjeje fillestare në parim. Sipas disa rikonstruksioneve nga Gjermania, ngërçi ishte në diferencën mes kompensimit bruto dhe atij neto. Me pjesët që nuk mund të kuptoheshin derisa të vinte momenti pr të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Rindërtimi i situatës solli talljen në rrjetet sociale të Leipzig. Rivalët gjermanë, iu përgjigjën një postimi në Twitter të Union. Foto kishte disa lojtarë në plan të parë, ndërsa Leipzig pyeti "Po Isco?". Kaq mjaftoi për të nisur një grindje në rrjetet sociale që përfshiu edhe tifozët. Klubi i Berlinit u përgjigjet me një cinike "Po tradita?", duke prekur një plagë që dhemb për ekipin e ndërtuar në tavolinë nga Red Bull.

Lexo më tej: Misteri i çështjes Bakayoko, presidenti i Adana Demirspor: “Ishte gati të firmoste, pastaj nuk e di çfarë ndodhi”

LOJTARËT PA KONTRATË NË 2023

Isco, si të gjithë lojtarët pa kontratë, ka ende kohë për të gjetur një ekip, pavarësisht përfundimit të merkatos dimërore. Këtu janë lojtarët kryesorë pa kontratë:

Isco

Vrsaljko

Dzyuba

Jesé

Maksimovic

Bradaric

Kruse

Rose

Taider

Gabriel Silva

Estupinan

Ben Arfa

Zaza

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI