Flash

Zaniolo nuk kërkon ndjesë, tani Roma duhet të vendosë nëse do ta përfshijë në listën Uefa

Lapsi.al 2 February 2023
Zaniolo nuk kërkon ndjesë, tani Roma duhet të vendosë

Provat e shkrirjes së akullit mes Nicolò Zaniolo dhe Romës, që nisën me letrën e hapur të dërguar dje nga lojtari, sot do të kenë hapin vendimtar. Deri në mesnatë, klubi verdhekuq duhet t'i dërgojë UEFA-s listën përfundimtare të lojtarëve. Bëhet fjalë për ata që mund të përdoren për ndeshjet e Europa League kundër Salzburg. Nëse Zaniolo do të jetë mes 25 të përzgjedhurve nga Mourinho, kjo do të thotë se klubi gjithashtu ka një dritare të hapur për të sistemuar çështjen deri në qershor. Përndryshe, konfrontimi në llogore të ndara është i destinuar të zgjasë të paktën 4 muaj të tjerë.

Ndjesia është se anësori ofensiv do të përjashtohet, pasi në Trigoria letra e djeshme u prit me një farë ftohtësie. Në një analizë të letrës, fjalët priren më shumë të kërkojnë një armëpushim se një ndjesë, siç pritet nga mjedisi. Për momentin, i vetmi qëndrim zyrtar është ai i Tiago Pinto. Drejtuesi portugez, duke folur për Mediaset, para ndeshjes me Cremonese në Kupën e Italisë, dribloi pyetjen: "Në momentin e duhur do të flasim me të".

Lexo më tej: Zaniolo stërvitet vetëm, në orare ndryshe nga skuadra: sulmuesi hedh në gjyq Romën, dosje me akuzën për mobbing

Nga pikëpamja e fushës, rikthimi në stërvitje i lojtarit pritet jo para së premtes. Zaniolo duhet t'i nënshtrohet një ekzaminimi psiko-fizik dhe më pas të stërvitet veçmas, larg skuadrës.

ÇFARË NDODHI...

Problemi është se verdhekuqtë janë të tërbuar me zgjedhjet e lojtarit, sidomos pas transferimit të refuzuar te Bournemouth. Klubi ndihet i dëmtuar brenda dhe jashtë fushës (merkato verdhekuqe tani është e bllokuar, ed). Në këtë pikë masat disiplinore ndaj Zaniolo janë më shumë se një siguri. 23 vjecari do ta gjejë veten tashmë në fund të hierarkive të skuadrës së Mourinho. Sikur të mos mjaftonte, avokatët e Zaniolo e kanë hedhur klubin në gjyq për mobbing.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI