Flash

Grupi i Alibeaj thirrje Apelit: Tashmë asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit në PD

Lapsi.al 3 February 2023
Grupi i Alibeaj thirrje Apelit: Tashmë asnjë pengesë për

Grupi i Enkelejd Alibeaj i ka bërë sot thirrje Gjykatës së Apelit që të shqyrtojë sa më shpejt të jetë e mundur ankimin e paraqitur, duke shtuar se nuk ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit lidhur me legjitimitetin e drejtimit të PD.

Përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa, në një postim në Facebook, ka ftuar palët t’i kërkojnë Apelit të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt, pasi çdo vonesë është e pajustifikuar.

Lexo më tej: Hidhet shorti, zgjidhet gjyqtarja që do shqyrtojë ‘vulën’ e PD-së 

Postimi:

Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojmë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt.

Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar.

PD

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI