Flash

Rama lëshon mllef ndaj opozitës: Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar

Lapsi.al 3 February 2023
Rama lëshon mllef ndaj opozitës: Kurrë më e mjerë,

Kryeministri Edi Rama e ka humbur qetësinë qysh prej kur plasi skandali me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Nëpërmjet një postimi në “twitter” ka sulmuar opozitën shqiptare. Ai shkruan se ajo ka ndotur keq mjedisin politik, duke e akuzuar atë për mashtrim. Sipas Ramës kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.

Postimi i Ramës:

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI