Flash

Vuçiç: Gabimi më i madh politik i Perëndimit, tanket për Ukrainën

Lapsi.al 3 February 2023
Vuçiç: Gabimi më i madh politik i Perëndimit, tanket

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, “veçanërisht tankeve gjermane”. 

Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.

Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën.

Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë.

Gjatë seancës, Vuçiç tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj.

“Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë”, tha Vuçiq.

Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Lexo më tej: New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

Të këshilluara

Kongresi amerikan letër FBI për McGonigal

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal. Ish...

22:20

Rama: McGonigal kërkoi vetë të më takonte

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen prej më shumë se një javë për të folur me zë dhe figurë për çështjen “McGonigal”. Në nisje të “maratonës” televizive në ...

21:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI