Flash

Çështja Dani Alves, Gjykatësi e fundos: “Prova fajësie më se të mjaftueshme”

Lapsi.al 4 February 2023
Çështja Dani Alves, Gjykatësi e fundos: “Prova

Përkeqësohet situata e Dani Alves, i akuzuar për përdh.unim në Barcelonë. El Periodico, portali spanjoll që po ndjek nga afër rastin, raportoi mendimin e Anna Marin. Gjykatësja e Gjykatës 15 në Barcelonë ka detyrën për të vendosur mbi akuzat ndaj brazilianit: "Ka shumë më tepër se prova të mjaftueshme" për të besuar se në klubin e natës Sutton ka ndodhur një përdh.unim. E se autori është ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit. Fraza është nxjerrë nga urdhër arresti i Dani Alves, në të cilin El Periodico kishte akses.

Telashe vijnë edhe nga Meksika për 39-vjeçarin. Pumas, pas shkarkimit të tij, kërkojnë dëmshpërblim prej 4.5 milionë eurosh për dëmtimin e imazhit të klubit. Sipas UOL, klubi i dërgoi një email Dani Alves duke kërcënuar se do të kontaktonte FIFA-n, në rast të moskompensimit.

Lexo më tej: Dani Alves, ndeshje futbolli në burg, kur gruaja e tij fshin fotot e të dyve nga rrjetet sociale: “Asgjë nuk më tremb”

Në fund, në mes të kaq shumë lajmeve të këqija, një pozitiv. Joana Sanz, bashkëshortja e lojtarit, ka dashur të mohojë zërat për një divorc që qarkullojnë ditët e fundit. Është po aq e vërtetë që modelja ka fshirë të gjitha imazhet e çiftit nga rrjetet sociale. Kjo u konsiderua një mënyrë për të komunikuar se është distancuar nga bashkëshorti. E se e ardhmja e çiftit dukej përfundimisht e shkatërruar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI