Flash

Chelsea tërbon Milan, duke ndërhyrë për çështjen Leao: "E paguajmë ne gjobën për Sporting"

Lapsi.al 4 February 2023
Chelsea tërbon Milan, duke ndërhyrë për çështjen

Pavarësisht deklaratave optimiste nga menaxheri i tij, rinovimi mes Leao dhe Milan është larg. Kontrata e portugezit skadon në vitin 2024, por janë dy pengesa kryesore për tu kapërcyer. E para ulja e klauzolës së lirimit, e barabartë me 150 milionë euro. E dyta, pagesa e gjobës 18 milionë euro për Sporting Lisbona, me të cilën sulmuesi u dënua bashkë me Lille. Pikërisht në këtë aspekt të dytë, siç raporton ‘La Stampa’, ka ndërhyrë Chelsea. Mbretëresha e merkatos së dimrit me 326 milionë të investuara, ka dhënë garanci specifike.

"Shumë lajme të rreme për të, ai dëshiron të qëndrojë te kuqezinjtë". Garanci e dhënë si nga stafi i lojtarit ashtu edhe nga klubi kuqezi: "Negociatat me Rafael Leao nuk janë ndërprerë. Rrëfimi gazetaresk i një ngrirje të supozuar mes palëve është krejtësisht e pabazuar. Madje edhe e dëmshme për klubin dhe lojtarin e tij. Milan vazhdon, në fakt, dialogun me Leaon dhe stafin e tij në një atmosferë të qetë dhe profesionale". Në këtë pikë fërkimet dhe keqkuptimet mohohen, por vështirësitë janë të dukshme. Kështu që një marrëveshje nuk duket aktualisht në horizont.

Lexo më tej: Rafael Leao në dalje nga Milan, thyhen raportet me Maldini: pengesë e pakapërcyeshme klauzola e lirimit

LEAO ME DY MENAXHERË

Një operacion që është bërë edhe më i komplikuar nga një fakt. Që nga marsi i kaluar Leao ka qenë i lidhur me avokatin francez Ted Dimvula. Por ai nuk e ka ndërprerë marrëdhënien me mbretin e menaxherëve Jorge Mendes. Ndërsa i pari vazhdon diskutimet me Milanin, ky i fundit ka në mendje një tjetër të ardhme për klientin e tij. Menaxheri i fuqishëm portugez, në fakt, mbetet skeptik për rinovimin me kuqezinjtë. Kjo referuar si për ambiciet e klubit, aktualisht në krizë të zezë, ashtu edhe për kërkesat ekonomike ende të paplotësuara. Sepse përveç një përmirësimi të pagës (nga 1.5 në 6 milionë), menaxherët e Leao presin që Milan të paguajë të paktën një pjesë të gjobës prej 18 milionë euro. Gjë që Chelsea është vënë në dispozicion për ta bërë prej disa javësh. Dhe është pikërisht kjo zgjidhja e preferuar e Mendes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI