Flash

Neuer sulmon Bayern Mynih për të mbrojtur mikun "spiun": Kahn replikon në mënyrë të ashpër

Lapsi.al 4 February 2023
Neuer sulmon Bayern Mynih për të mbrojtur mikun "spiun":
Plasin polemika te Bayern Mynih e shkak bëhet Manuel Neuer. Portieri ka sulmuar klubin bavarez, pas shkarkimit të Toni Tapalovic, trajner i portierëve. Përgatitësi i portierëve kishte mbërritur në klubin e Mynihut në vitin 2011. Ai ishte një pikë referimi për të gjithë ekipin, por mbi të gjitha për Manuel Neuer. Të dy janë miq shumë të ngushtë edhe jashtë qendrës sportive. Tapalovic e ndihmoi Neuer në momentet më të vështira të karrierës së tij, Me asistencën e tij portieri gjerman të bëhet një ikonë jo vetëm në futbollin gjerman, por edhe në atë botëror. Në fakt, portieri modern ka lindur nga interpretimi i lojës së Neuer, i duartrokitur nga trajnerët dhe i studiuar nga kolegët e tij. Dhe Neuer nuk qëndroi duarkryq kur miku i tij Tapalovic u shkarkua, me dyshimin se ishte spiun brenda stafit të Nagelsmann. Trajneri mesa duket ka zbuluar disa sekrete për lojtarët, që duhet t'i dinë vetëm njerëzit përreth trajnerit të Bayern. Portieri gjerman fillimisht kishte bërë vetëm një postim të këndshëm në rrjetet sociale ku përshëndeste mikun e tij. Ai iu kthye temës gjatë një interviste për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung dhe për The Athletic. Aty ai shprehu gjithë bezdinë që ndjente për qëndrimin e rezervuar ndaj mikut të tij Tapalovic.

FJALËT E NEUER

“Më preku shumë. Për mua, doli nga hiçi. Edhe për Tonin. Nuk e kuptova fare. Me të vërtetë më nxorri jashtë luftimit. Ai nuk ishte vetëm për mua, por për të gjithë grupin e portierëve, për klubin. Ai nuk ka punuar njëmbëdhjetë vjet e gjysmë vetëm për mua, por për të gjithë. Për mua ishte një goditje e rëndë kur isha tashmë në tokë. Ndjeva sikur më ishte shkëputur zemra. Është gjëja më brutale që kam përjetuar në karrierën time. Dhe vërtet kam parë shumë. Njerëzit shpërthyen në lot. Është një zhgënjim i madh. Ne duam të jemi ndryshe te Bayern, duam të jemi një familje. Por ndodhi diçka që nuk e kisha parë kurrë më parë. Është një turp për të gjithë: për klubin, për Tapalovic, për stafin, për të gjithë portierët. E padyshim edhe për mua”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Manuel Neuer (@manuelneuer)

KAHN REPLIKON NDAJ NEUER

Fjalët e Neuer, aktualisht jashtë fushës për shkak të dëmtimit në një aksident skijimi, sollën reagimin e klubit. Oliver Kahn, president i Bordit të Drejtorëve të Bayern Mynih dhe një ish-portier fenomenal nuk ka qendruar në heshtje. Edhe ai, si zakonisht, nuk ishte i butë me deklaratat: “Ajo që thotë Manuel në disa pjesë të këtyre dy intervistave në lidhje me largimin e Toni Tapalovic, nuk i takon as atij si kapiten dhe as me vlerat e Bayern. Madje, deklaratat e tij nuk janë në kohën e duhur, sepse jemi në prag të ndeshjeve shumë të rëndësishme. Ai është personalisht i prekur, por kjo duhet kuptuar deri diku. Ne ishim të vetëdijshëm për këtë kur i shpjeguam se ky vendim ishte më i miri për ekipin tonë”. Situata te Bayern është e nxehtë. Neuer është një senator i dhomave të zhveshjes dhe idhull i tifozëve. Qëndrimi i tij mund të ndryshojë fatin e Tapalovic dhe gjithashtu të Nagelsmann.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI