Flash

22-vjeçari me orgjinë shqiptare bëhet 'hero' në Greqi, shpëton foshnjën nga banesa në flakë

Lapsi.al 5 February 2023
22-vjeçari me orgjinë shqiptare bëhet 'hero' në

Një i ri me origjinë shqiptare i ka shpëtuar jetën një foshnje 1 vjeç e gjysmë në Lamia të Greqisë.

Dionysis Abdiais pasi ka thyer me këmbë dritaren e një banese të përfshirë nga flakët, ka hyrë në dhomën ku ndodhej foshnja dhe e ka nxjerrë jashtë.

Në banesë jetonte gjyshja 57-vjeçare me 3 nipërit e saj të mitur. I riu kishte dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte.

Sapo ka mbërritur në vendngjarje ka parë shumë tym dhe një prej dhomave të banesës në flakë.

Jashtë ishte gjyshja me dy fëmijët më të mëdhenj dhe fqinjët që thërrisnin për ndihmë dhe ishin në panik.

22-vjeçari dëgjoi njërin prej vëllezërve i cili duke qarë tha se foshnja ishte brenda në shtëpi.

Dionisi, pa u menduar, hoqi xhaketën dhe nxitoi në dhomën e përfshirë nga flakët dhe arriti që ta nxirrte të sigurt jashtë.

“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hoqa xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta… ”, tha 22-vjeçari, me origjinë shqiptare, i lindur dhe rritur në Lamia.

Të këshilluara

Grabitësit shqiptarë arrestohen në Spanjë

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kanë grabitur një banesë në rajonin e Morrazos në Spanjë, duke marrë para dhe bizhuteri të vlefshme. Ata janë kapur ...

12:12

Korça pushtohet nga i ftohti dhe bora

Qarku i Korçës është përballur gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar me reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta, që më pas u pasuan me ulje të ndjeshme të tem...

11:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI