Flash

Grabitësit shqiptarë arrestohen në Spanjë

Lapsi.al 5 February 2023
Grabitësit shqiptarë arrestohen në Spanjë

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kanë grabitur një banesë në rajonin e Morrazos në Spanjë, duke marrë para dhe bizhuteri të vlefshme.

Ata janë kapur në një postbllok të ngritur nga policia mbrëmjen e së premtes së kaluar, pasi janë arratisur nga banesa që grabitën me një taksi.

Sipas mediave spanjolle dy të rinjtë, përkatësisht 27 dhe 29 vjeç, telefonuan një taksi pas vjedhjes së kryer për të shmangur pikërisht ndalimin nga policia, por autoritetet ishin njoftuar në kohë për krimin.

Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti doreza dhe një elektrik dore që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes, gjë që u vërtetua pas gjetjes së parave dhe bizhuterive.

Sakaq, të dy janë arrestuar ndërsa policia ka ngritur dyshimet se një person i tretë mund të ketë qenë i përfshirë në grabitje pasi sasia e parave të gjetura është më e pakët se ajo e denoncuar e vjedhur nga pronarët e banesës.

Të këshilluara

Korça pushtohet nga i ftohti dhe bora

Qarku i Korçës është përballur gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar me reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta, që më pas u pasuan me ulje të ndjeshme të tem...

11:03

Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"

Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"! Çfarë po ndodh në arTurbina?! Pse ka një lumë spektatorësh drejt një shfaqje që po shndërrohet në një magnet per audiencën?! ...

13:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI