Flash

Video/ Pearce kishte shkruar keq për Liverpool, Klopp e kthen personale: refuzon live t'i përgjigjet gazetarit

Lapsi.al 5 February 2023
Video/ Pearce kishte shkruar keq për Liverpool, Klopp e kthen personale:
Liverpool pëson një tjetër humbje në Premier League përballë Wolverhampton. I pajustifikueshëm 3-0 i pësuar nga Reds. E kuptueshme që, kjo situatë, gjeneroi edhe zemërimin e teknikut Jurgen Klopp. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse trajneri gjerman pati një sjellje të pazakontë ndaj gazetarit James Pierce në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Në fakt, Klopp nuk pranoi t'i përgjigjej një pyetjeje, duke shpjeguar se nuk i pëlqente të vihej në dispozicion të të intervistuarit. Klopp e trajtoi si një cështje personale, për shkak të disa gjërave që gazetari kishte shkruar më parë për Liverpool. James Pearce, gazetari në fjalë, shkruan për Athletic. Ai nisi punën aty pas 14 vjetësh punë për Liverpool Echo, ku sigurisht mbulonte cështjet e Reds. Lexo më tej: Video/ Liverpool pëson tre gola nga sulmi më i keq i kampionatit: United afrohet kërcënueshëm me City I pyetur për impaktin e Reds ndaj lojës, si një problem i vazhueshëm këtë sezon, Klopp tha: "Është shumë e vështirë të flas me ty, nëse jam 100% i sinqertë. Preferoj të mos e bëj". Dhe përsëri: "E di, pas gjithë atyre gjërave që ke shkruar, nuk do të doja të të përgjigjesha ty. Nëse dikush dëshiron të ketë një përgjigje për këtë, mund të më bëjë të njëjtën pyetje dhe unë do të përgjigjem".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI