Flash

Shpëtimi vjen nga Turqia, por Zaniolo ka vetëm tre ditë kohë: sondazhe të Galatasaray e Fenerbahce

Lapsi.al 5 February 2023
Shpëtimi vjen nga Turqia, por Zaniolo ka vetëm tre ditë

Çështja Nicolò Zaniolo është kryefjalë te Roma. Në fakt, një zgjidhje e minutës së fundit për konfliktin mes lojtarit dhe klubit mund të vijë nga Turqia. Në detaje, sipas Sky Sport, Galatasaray dhe Fenerbahce janë ofruar për sulmuesin në orët e fundit. Të dy klubet janë shumë të interesuar për Zaniolo, por për momentin ka një distancë në krahasim me sondazhet e para të mbërritura nga Turqia. Merkato në Turqi do të mbyllet më 8 shkurt dhe për momentin te verdhekuqtë kanë mbërritur vetëm oferta për huazim. Formulë që në Trigoria vazhdojnë të mos e marrin në konsideratë. Roma dëshiron ta shesë numrin 22 me titull përfundimtar.

Situatë që mban gjithçka pezull në pritje të zhvillimeve të reja. Duke pasur parasysh fuqinë ekonomike të Gala dhe Fenerbahce, nuk mund të përjashtohen lëvizje të reja. Manovra që padyshim do të duhet të përballen edhe me vullnetin e lojtarit, i cili në këtë pikë mund të detyrohet të bëjë vlerësime të ndryshme, në krahasim me ato të bëra pas ofertës së Bournemouth. Pa harruar se ka vetëm 3 ditë kohë.

Lexo më tej: Zaniolo nuk kërkon ndjesë, tani Roma duhet të vendosë nëse do ta përfshijë në listën Uefa

JA SI JANË GJËRAT...

E vetmja gjë e sigurt, tani për tani, është se në frontin Zaniolo, Roma nuk ka ndërmend të bëjë hapa prapa. Për këtë çështje, e ka diktuar vijën qëndrimi i ashpër i Friedkin. Lojtari do të largohet nga kryeqyteti vetëm në mënyrë të përhershme dhe të paktën për të njëjtën shumë të ofruar nga Bournemouth. Kushte që nuk lënë vend për negociata dhe që e komplikojnë dukshëm pozicionin e Zaniolo. Tani jashtë projektit verdhekuq, lojtari rrezikon të mos dalë më në fushë deri në fund të sezonit. Hipotezë që nuk do t'i shkonte askujt për shtat, por që Roma duket se nuk e konsideron problem. Për Zaniolo shansi i fundit vjen nga Turqia, por rruga edhe në këtë rast duket qartësisht e përpjetë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI