Flash

Video/ Muriqi e Mallorca trondisin Real Madrid: autogoli i Nacho dhe penalltia e humbur e Asensio fundosin Blancos

Lapsi.al 5 February 2023
Video/ Muriqi e Mallorca trondisin Real Madrid: autogoli i Nacho dhe penalltia e

Real Madrid rrezikon të paguajë shtrenjtë humbjen 1-0 ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit, në javën e njëzetë të La Liga. Pa Courtois dhe Benzema, Ancelotti e pa veten në disavantazh në minutën e 13'. Një autogol fatkeq i Nacho, që befasoi Lunin me kokë, kompromentoi ndeshjen. Blancos nuk kishin ritmin e duhur dhe në minutën e 59' Asensio humbi edhe një penallti, e pritur nga Rajkovic. Kështu, Blancos mbeten të dytët me 45 pikë, me Barcelonën tani gati të fluturojë në +8.

Arritje e Mallorca që mundi 1-0 Real Madrid, që në Son Moix lë tre pikë të rëndësishme për sa i përket titullit. Para fillimit, Merengues humbën Courtois për shkak të një problemi me aduktorin e majtë. Në portë doli zëvendësuesi Lunin. Lajmet e këqija megjithatë nuk kishin përfunduar për teknikun Ancelotti. Në minutën e 13' vendasit kaluan në avantazh me autogolin e Nacho. Mbrojtësi kapi në befasi portierin e tij me një goditje me kokë. Kampionët në fuqi të Evropës u dukën të lodhur dhe pa ide dhe goditja për tu harruar e Rüdiger nga distanca e konfirmoi.

I njëjti skenar në pjesën e dytë, por në minutën e 57' arbitri Hernandez akordoi penallti për Blancos, për një kontakt mes brazilianit dhe portierit serb. Rajkoviç, megjithatë, bëri mrekullinë ndaj Asensio, i pasaktë nga pika e bardhë. Vendimtar portieri serb, që shpëtoi edhe ndaj Vinicius në minutën e 69'. Në minutën e 87', Mariano Diaz provoi në akrobaci, por rezultati nuk ndryshoi. Piratët e Aguirre me 'piratin' Muriqi rezistuan deri në fund dhe arritën në kuotën 28 pikë në renditje. Vendi i 10 i konsoliduar për ishullorët. Real Madridi, nga ana tjetër, mbetet i palëvizshëm me 45.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI