Flash

Video/ Vicario, çmenduri pritja e trefishtë e portierit të Empolit: Bayern hedh sytë nga ai

Lapsi.al 5 February 2023
Video/ Vicario, çmenduri pritja e trefishtë e portierit të
Roma fitoi 2-0 përballë Empolit, për javën e 21' të Serie A, por pavarësisht humbjes, protagonist absolut i ndeshjes ishte Guglielmo Vicario. Portieri bëri një pritje të trefishtë të bujshme ndaj sulmuesve të Romës. Gjithçka nisi nga një goditje nga këndi, ku verdhekuqtë shkuan shumë afër 3-0. Krosimi i Pellegrini mbërriti te Dybala, që goditi me të majtën, por Vicario ishte gati. Topi u kthye te Mancini, që devijoi me të djathtën, por portieri i Empolit, i mohoi Romës golin në vijën e portës. Mbi topin, vërshon Tammy Abraham, që nga fare afër goditi me kokë me Vicario përtokë. Por portieri u bë si Superman, duke kryer një ndërhyrje jashtë të zakonshmes. Në finalizimin e sulmuesit anglez, ish-portieri i Cagliarit e zmbrapsi goditjen me kokë me taka, duke qenë i rrëzuar. Një shpëtim i mrekullueshëm i trefishtë që dëshmon, vlerën e madhe të Guglielmo Vicario.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Fanta Boom (@fanta__boom)

VICARIO NË SHËNJESTRËN E BAYERN Guglielmo Vicario në muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjitha klubeve më të mira në Serie A. Por admiruesit e portierit nuk mungojnë edhe jashtë saj. Më seriozisht duket se e ka Bayern Mynih, që po mendon ta marrë portierin e Empolit në Bavari në verë. Drejtori sportiv i toskanëve Pietro Accardi foli për Corriere dello Sport për situatën e portierit: "Flitet shumë për të jashtë vendit, por tani po e shijojmë ne. Ai është një lojtar fantastik dhe një person i mirë. Ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet, duhet ta shihni se si stërvitet. Uroj që të marrë gjithçka që ëndërron, ai e meriton të arrijë majat".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI