Flash

"Bekaj e kujton edhe golin që pësoi": Shehi tregon gjendjen e portierit pas përplasjes, Tetova premton kthesë

Lapsi.al 6 February 2023
"Bekaj e kujton edhe golin që pësoi": Shehi tregon gjendjen

“Është fitore e rëndësishme përballë një skuadre me futbollistë cilësorë dhe e përfocuar shumë në janar. Fitorja merr vlera të dyfishta sidomos pas dëmtimit të Visarit që nuk e prisnim. Vuajtëm pak por është fitore e merituar". Orges Shehi, trajneri i Tiranës, është kuptueshëm euforik pas suksesit në transfertë 1-2 me Egnatian. Ndeshja u komplikua pas traumës së pësuar nga portieri Bekaj, që doli nga loja me zëvendësimet të bëra. E atëherë Shehi zgjodhi si portier, autorin e golit të parë Përgjonin: "Bekaj është mirë, ka një të çarë në buzë - tha Shehi -. Në fushë nuk po mbante mend asgjë ndërsa tani mban mend dhe golin që pësoi. Shpresova që Visari mos dilte, isha në dilemë për Përgjonin dhe Hilën. Përgjoni e mbron më mirë, por kishim frikë".

Lexo më tej: Video/ Përgjoni i jashtëzakonshëm, gol si lojtar e pritje vendimtare si portier: Tirana pushton ‘Egnatia Arena’

Tekniku është ndalur pastaj edhe te performanca e skuadrës: "Unë mendoj që mesfushorët tanë po bëjnë shumë mirë - tha Shehi -. Janë zemra e skuadrës, janë agresivë dhe na e bëjnë lojën më të lehtë. Edhe pse vuajtëm, kjo fitore na jep besim, ekipi tregoi karakter. Këta djem po tregojnë që kanë shpirt kampioni. Haxhiu ka pak ditë që ka ardh, luan shumë mirë, ana fizike është armë e fortë. Do përshtatet edhe më shumë, sidomos në krahë".

TETOVA: NUK E DI SI ARRITËN TË SHËNOJNË

“Ndeshja nisi keq për ne, pësuam që nga minuta e parë, por ashtu si e patë me vazhdimin e lojës u rikuperuam. U dënuam me penalltinë, nuk e di se si ata arritën të shënojnë". Edlir Tetova është kthyer te Egnatia, por pa mundur t'i japë impaktin që do të dëshironte në kampionat. Rrogozhinasit kanë 5 ndeshje që nuk fitojnë dhe renditja ka filluar ta ndjejë. "Ekipi sot shfaqi dëshirë - tha Tetova - dhe ndoshta prandaj pati më shumë panik. Po mundoheshim të fusnim ekipin në shina, më vjen keq që të zhvillosh një lojë kështu dhe të pësosh gola nga goditja standarte. Mendoj se në vijim do të jetë një Egnatia ndryshe. Ka ndeshje plot, kampionati është i gjatë, por ne do ti marrim një nga një, duhet të shohim nga e ardhmja dhe mos të mendojmë më për këtë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI