Flash

Tifozët e Milan kërkojnë shkarkimin e teknikut Pioli, edhe Matteo Salvini kundër tij: “Ka humbur kontrollin”

Lapsi.al 6 February 2023
Tifozët e Milan kërkojnë shkarkimin e teknikut Pioli, edhe Matteo

Humbja në derbin ndaj Interit, e katërta radhazi bashkë me Superkupën e Italisë, e futi Milanin në krizë. Një situatë që për momentin duket se vështirë mund të përmbyset. Kuqezinjtë u dominuan nga kushërinjtë e tyre zikaltër, duke mos dhënë kurrë përshtypjen se mund të shqetësonin Onana. Disa zgjedhje të Piolit i bënë tifozët të pakënaqur. Sidomos përjashtimi nga formacioni fillestar i Rafael Leaos dhe ndryshimi i modulit. Mes kritikëve është edhe emri i Matteo Salvini, i cili praktikisht e ka shkarkuar trajnerin e titullit në rrjetet sociale.

Humbja në derbin ndaj Interit është vetëm maja e ajsbergut. 4 disfata radhazi, me vetëm 2 gola të shënuar kundër 13 të pësuar. Fitorja mungon tani që nga 4 janari, kur kuqezinjtë pushtuan fushën e Salernitanas. Periudha e errët e Milanit nuk tregon shenja fundi. E duket pothuajse e pamundur të mendosh se është e njëjta që fitoi titullin, pak më shumë se 7 muaj më parë.

ALIBITË

Mungesat e Maignan dhe Ibrahimovic rëndojnë mbi të gjithë, por nuk mund të jenë alibi. Skuadrës i mungon identiteti i qartë, i mungon besimi, i mungojnë idetë. Është e pashmangshme që i pari që përfundoi në shënjestër ishte tekniku Stefano Pioli. Hashtagu #PioliOut tashmë po bën bujë në rrjetet sociale. Tifozët po kërkojnë shkarkimin e trajnerit të titullit dhe madje një nga mbështetësit e tij të fortë si Matteo Salvini e ka shkarkuar publikisht.

SALVINI

Ministri aktual i Infrastrukturës, një tifoz i njohur i kuqezinjve, u shpreh duke komentuar një postim të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Instagram. Salvini, pa shumë fjalë, drejtoi gishtin nga Pioli: “Lojtarë pa shpirt, një shoqëri pa vizion. Por kam frikë se Pioli, i cili na bëri një mrekulli vitin e kaluar, ka humbur totalisht kontrollin e situatës”, ka shkruar Salvini. Një ndjesi që duket e përbashkët për shumë tifozë të Milanit…

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI