Flash

Video/ "Calhanoglu bir ku*ve": turku i mbyll gojën ultrasve të Milan vetëm pas pak sekondash

Lapsi.al 6 February 2023
Video/ "Calhanoglu bir ku*ve": turku i mbyll gojën ultrasve
Interi fiton derbin 1-0 dhe Hakan Calhanoglu gëzon më shumë se të tjerët edhe një herë. I tallur gjatë triumfit të Milan për titullin kampion, turku gjeti mënyrën të hakmerret. Ndeshja e djeshme mes Inter dhe Milan ishte me sens unik. Skuadra kuqezi nuk arriti të ishte asnjëherë e rrezikshme dhe është shtypur nga qarkullimi i topit dhe agresiviteti i zikaltërve. Skuadra e Piolit e përfundoi ndeshjen pa bërë asnjë goditje në portë. Goli i Lautaro Martinez i ka mjaftuar Inter të marrë në shtëpi një tjetër derbi pas atij në Superkupën e Italisë. Goli mbërriti pas një asisti nga Calhanoglu, nga një goditje këndi, pak caste pasi ultrasit e Milan i drejtuan një kor ish-it të urryer. Marrëdhëniet mes lojtarit turk dhe Milan u përkeqësuan pas derbit të vitit të kaluar. Calhanoglu shënoi atë ndeshje me penallti dhe brohoriti duke vënë duart në vesh. Reagimi i kuqezinjve në festën për titullin nuk i ndihmoi palët të pajtoheshin. Kështu, tifozët e Milanit përfituan nga fakti që lojtari turk ishte poshtë tyre, për goditjen e këndit, për të nisur korin kundër tij. Vetëm se zgjodhën keq kohën. Në fakt, ata e intonuan korin pikërisht kur mesfushori i Inter krosin për golin e Lautaros.

SI U POSHTËRUAN TIFOZËT KUQEZINJ

Para se të gjuante topin, ultrasit e Milanit kënduan: "Calhanoglu bir ku*ve". Katër sekonda më vonë topi shkoi pas Tatarusanut dhe 1-0 Inter. Lojtari duke parë topin në portë, kthehet menjëherë nga tifozët kundërshtarë dhe i mbyll me gishtin në buzë. Herën tjetër tifozët kuqezi duhet të jenë të kujdesshëm kur të fillojnë një kor kundër ish-it. Ndoshta kur Milani e ka topin dhe nuk ka rrezik të pësojë një poshtërim të tillë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI