Flash

Video/ Conte telefonon Kane pas fitores e rekordit: dikush nga lojtarët thërret “Mos u kthe më”

Lapsi.al 6 February 2023
Video/ Conte telefonon Kane pas fitores e rekordit: dikush nga lojtarët
Tottenham fitoi dje 1-0 ndaj Manchester City falë golit të Kane. Antonio Conte, mungonte për një operacion në tëmth, e telefonoi dhe e komplimentoi me 'vivavoce'. Goli i 200 i Harry Kane në Premier League i dha Spurs një fitore të rëndësishme kundër Manchester City të Guardiolës. Skuadra e Londrës Veriore dëshmon edhe një herë të jetë macja e zezë e Pep, që ka humbur 5 ndeshjet e fundit në shtëpinë e Tottenham. Kështu skuadra e trajnerit italian kalon në vetëm një pikë nga Newcastle i vendit të katërt. Një gëzim i madh edhe për Antonio Conte, që megjithatë nuk mundi ta ndiqte ndeshjen nga pankina. Trajneri italian ndodhet në Itali pas një operacioni që iu nënshtrua për heqjen e fshikëzës së tëmthit. Megjithatë, trajneri donte të bënte të ndjehej prania e tij në dhomat e zhveshjes dhe telefonoi kapitenin Kane pas ndeshjes. Trajneri i ofroi urimet personale sulmuesit anglez. Me 267 gola ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Spurs, duke kaluar legjendarin Jimmy Greaves.

“MOS U KTHE MË”

Gjatë videotelefonatës, Conte ka uruar të gjithë ekipin për fitoren. Në videon e xhiruar për të dokumentuar “prezencën” e Conte në dhomat e zhveshjes, Kane dëgjohet duke e pyetur për shëndetin: “Si je shef, a je mirë?”. “Po, po. Ti më bëre krenar. Ju i bëtë tifozët e Spurs krenarë”, u përgjigj ish-tekniku i Juve, Inter dhe kombëtares së Italisë. Por në sfond dëgjohet dikush që thotë në italisht: “Mos u kthe më. Mos u kthe më”. Është e vështirë të thuhet me siguri se kush e bëri këtë shaka në dhomat e zhveshjes. Ndër lojtarët që mund të dinë italisht janë Romero (i përjashtuar gjatë ndeshjes kundër City), Perisic, Bentancur dhe Kulusevski.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI