Flash

Gjendet nën rrënoja ish-lojtari i Chelsea Christian Atsu: është gjallë, por i plagosur keq

Lapsi.al 6 February 2023
Gjendet nën rrënoja ish-lojtari i Chelsea Christian Atsu:

Tërmeti shkatërrues në Turqi ka përfshirë edhe shumë sportistë. Mes mijëra të zhdukurve nën rrënoja ishte edhe 31-vjeçari ganez Christian Atsu. Por fatmirësisht mediat britanike konfirmuan gjetjen e tij. “Është mirë, ka vështirësi në frymëmarrje dhe plagë në këmbën e djathtë. Është shtruar menjëherë në spital”: këto janë raportimet e para.

Mesfushori ofensiv, Christian Atsu ishte një premtim i madh një dekadë më parë te Porto. Lojtari u ble nga Chelsea, i cili më pas e huazoi te Vitesse, Everton, Bournemouth, Malaga dhe Newcastle. Vitin e kaluar ai u transferua në Turqi pas një sezoni në Arabinë Saudite. Me 65 ndeshje dhe 9 gola me kombëtaren e Ganës, Atsu luan tani për Hatayspor. Klubi është i qytetit të Antiokisë, në jug të vendit në kufi me Sirinë, dhe për këtë arsye një nga zonat më të prekura nga magnituda e jashtëzakonshme prej 7.8.

Lexo më tej: Ekipi i mundjes i Kosovës i shpëton mrekullisht tërmetit në Turqi: Vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë

Vetëm të dielën Christian Atsu shënoi golin e fitores ndaj Kasimpasa në minutën e 97-të. Gjithashtu në mesin e të zhdukurve janë drejtori sportiv i klubit Taner Savut, përkthyesi Emre Aslan dhe portieri 28-vjeçar Eyüp Türkaslan. Për këtë të fundit mendohet më e keqja. Ndërkohë shokët e skuadrës Burak Oksuk, Kerem Alici dhe Onur Ergun janë shpëtuar më herët.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI