Flash

Video/ Ngonge i përgjigjet magjisë së Pedro: një tjetër ndalesë për Lazio, Champions në rrezik

Lapsi.al 6 February 2023
Video/ Ngonge i përgjigjet magjisë së Pedro: një tjetër

Verona i rrëmben një pikë Lazios, në një ndeshje të fortë por që pastaj pa verdheblutë të vuanin për një kohë të gjatë. Ndeshja u zhbllokua nga Pedro, autor i një goli spektakolar në minutën e 45'. Hellas barazoi në minutën e 55’ me një goditje me kokë të Ngonge e më pas iu afrua golit në dy raste të tjerë. Sarri dështon të marrë vendin e tretë vetmitar me bardhekaltrit, të cilët dështuan edhe në parakalimin e Romës. Lazio sidoqoftë i katërti me 39 pikë, një më shumë se Milan dhe Atalanta. Verona, nga ana tjetër, është ende e treta nga fundit me -4 nga Spezia.

Drithërima e parë erdhi në minutën e 10' me një goditje dënimi nga Milinkovic Savic. Por ishte Lazio që rrezikoi në minutën e 19'. Një goditje e fortë nga Ngonge, vuri në vështirësi Provedel. Portieri uli topin në këmbët e Doig, që goditi lart me portën bosh. Sërish Ngonge nga jashtë zonës frikësoi Provedel, ndërsa përgjigja bardhekaltër merdhi me Immobile. Jashtë kuadratit goditja e sulmuesit. Në minutën e 39' portieri i Lazios u tregua super duke devijuar në kënd një goditje të Depaoli. Në fund të kohës së rregullt Pedro shënoi një gol brilant, i shërbyer nga Zaccagni.

RIKTHIMI VERONEZ

Verona barazoi në fillim të pjesës së dytë. Një goditje dënimi nga e majta dhe Ngonge mposhti Provedel. Një moment më vonë shtylla shpëton Lazio nga tentativa e Lazovic. Provedel ndaloi Doig në minutën e 55' të përmbyste rezultatin. Lazio fitoi terren në 20' e fundit dhe u përpoq ta fitojë takimin, por nuk krijoi mundësi të mëdha për t'ia dalë.

Skuadra e Sarrit ngec në barazimin e dytë radhazi pas atij me Fiorentinën dhe kalohet nga Roma në vendin e tretë. Megjithatë, bardhekaltrit mbeten në zonën e Champions, +1 ndaj Atalantës. Të besuarit e Zaffaroni, i shkëpusin një pikë tjetër ndaj Spezias, duke iu afruar zonës së sigurisë me hapa të vegjël.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI