Flash

Berisha: Rama udhëton në avion me dhomë gjumi

Lapsi.al 7 February 2023
Berisha: Rama udhëton në avion me dhomë gjumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se shpenzon para për udhëtime me avionë që kanë dhoma gjumi dhe me makina 500 mijë euro. Në takim me të rinjtë, Berisha u shpreh se kryeministri vjedh shqiptarët dhe rrëmben votën e lirë.

Duke u ndalur tek arrestimi i ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi, Berisha theksoi se ajo mbush kasafortat me para të vjedhura, ndërsa Rama mbush tunelet.

“Sipas KLSH janë vjedhur 122 mld lekë, 97 mld është fondi i pagave. Vetëm me këto mund të dyfishoheshin rrogat, përkundrazi. Ai udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro me udhëtime, udhëton me vetura 500 mijë euro dhe thotë ma ka blerë partia, se partia e tij prodhon lekë.

Kryeson vetëm 19 mbledhje nga 48 mbledhje të qeverisë. Nuk i i intereson asgjë tjetër përveç pasurimit

Po pse Alda u mbush me para të vjedhura, sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ministri i saj mbush dhomat, ndërsa Rama tunelet.

Pagoi vrasës për të vrarë opozitën. Cilin? Një nga personat më të fuqishëm. Kurrë një njeri që beson në vlerat e lirisë, nuk mund të imagjinojë të veprojë në mënyrë të tillë.

Kjo situatë, kjo dramë kombëtare që po luhet në vatrat e shqiptarëve, në rrugët e qytetit dhe fshatrat e këtij vendi, ka si antidodë guximin tuaj, idealet tuaja dhe vendosmërinë për të përmbysur një ditë e më parë këtë regjim nga më të urryerit, nga më antishqiptarët që ka njohur ndonjëherë Shqipëria”, tha nder te tjera Berisha.

Të këshilluara

Berisha: Rama pagoi për të vrarë opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me të rinj të FRPD-së. Duke ...

19:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI