Flash

"E urrej Juventus": fraza shokuese e prokurorit të hetimit Prisma. Ndërhyn, ministri Abodi: "Mora shënim"

Lapsi.al 7 February 2023
"E urrej Juventus": fraza shokuese e prokurorit të hetimit

Fraza që datojnë disa vite më parë, por të destinuara në mënyrë të pashmangshme të shkaktojnë polemika. Ai që i artikuloi ishte Ciro Santoriello, një nga prokurorët e hetimit Prisma ndaj Juventus dhe ish-drejtuesve të tij. Fjalët janë thënë gjatë një konference që daton në pranverën e vitit 2019 ku flitej për çështjen e fitimeve kapitale: "Unë e pranoj, ndjek dhe jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin - tha Santoriello -. Si prokuror jam antijuventin, kundër hajdutëve në fushë". Në videon e plotë, sipas ANSA, Santoriello po shpjegonte arsyet pse kishte shfajësuar drejtuesit e Juventusit në fund të atij hetimi. Por për cështjen ka ndërhyrë edher ministri i sportit Abodi.

Ishte edhe Andrea Agnelli mes pesë të dyshuarve në procedimin që prokurori Ciro Santoriello kërkoi arkivimin. Çështja kishte të bënte me një parregullsi të supozuar në pasqyrat financiare të Juventus për vitet 2015 dhe 2016. E, në veçanti, me dështimin për të futur një shumë në fondin e "pagesave dhe rreziqeve" për të mbuluar, në të ardhmen, çdo kompensim për dëmet që rrjedhin nga veprimet civile në lidhje me Calciopoli. Duke mos gjetur parregullsi, prokurori kishte propozuar arkivimin.

Gjithsesi, fjalët e shqiptuara mes një buzëqeshjeje dhe tjetrës, ndezën indinjatën e tifozëve të Juventus. Ndaj tij nisi një stuhi e vërtetë në rrjetet sociale. Në një tjetër video që qarkullon në rrjet, dëgjohet folësi i konferencës duke thënë: “Të qëndrojmë të distancuar se ti je prokuror dhe unë jam avokat. Ti mbështet Napolin dhe unë Interin”. Shaka së cilës Santoriello i përgjigjet: “Eh mirë, hajde: mjaft anti Juventus”.

MINISTRI ABODI: "PASHË, DËGJOVA E SINJALIZOVA"

"Pashë, dëgjova dhe sinjalizova, në përputhje me rolet, për kontrollet dhe vlerësimet e duhura. Tani për tani, mendoj se është e drejtë që të ndalem këtu". Kështu ministri i Sportit, Andrea Abodi, ndërhyri në Tëitter për të komentuar deklaratat e prokurorit Santoriello.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI