Flash

Elon Musk lirohet nga akuzat lidhur me postimet në Twitter

Lapsi.al 7 February 2023
Elon Musk lirohet nga akuzat lidhur me postimet në Twitter

Një juri në Kaliforni e ka liruar Elon Musk nga akuzat mbi postimet në Twitter të vitit 2018, në të cilat ai deklaroi se kishte financimin për të privatizuar prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla.

Miliarderi u gjet i pafajshëm nga juria në një gjykatë federale të San Franciskos në një rast të  ngritur nga aksionerët e Tesla-s, të cilët pretenduan se veprimet e tij u kishin kushtuar atyre dhjetëra milionë dollarë.

“Falë zotit, mençuria e njerëzve ka triumfuar! Unë jam thellësisht mirënjohës për gjetjen unanime të jurisë për pafajësinë në çështjen private të Tesla 420”, shkroi Musk në Twitter. Ai i kishte thënë jurisë se postimi i tij në Twitter i vitit 2018 për marrjen private të Teslës me 420 dollarë për aksion “nuk ishte shaka” dhe nuk kishte të bënte me marihuanën. Termi "420" përdoret zakonisht në zhargon për marijuanën.

Musk dëshmoi në gjykatë se kur postoi në Twitter , ai besonte se kishte siguruar financim pas takimit me zyrtarë nga Fondi i Investimeve të Arabisë Saudite. CEO u shpreh se përdorimi i numrit ishte një "rastësi" dhe përfaqësonte një premium prej 20 për qind të çmimit të aksionit të Tesla në gusht 2018.

Kur marrëveshja nuk u realizua kurrë, Musk dhe Tesla ranë dakord për një marrëveshje prej 40 milionë dollarësh me Komisionin e Letrave me Vlerë që e lejoi atë të qëndronte si CEO i kompanisë, por e detyroi atë të largohej si kryetar i kompanisë për tre vjet. “Ai nuk mendoi në atë moment të nxituar se kjo mund të interpretohet ndryshe dhe çfarë do të thotë për të”, tha avokati i Musk, Alex Spiro para jurisë./Lapsi.al

Të këshilluara

Elon Musk reagon pas problemeve me 'Twitter'

Shefi i Twitter, Elon Musk e bëri llogarinë e tij private në platformë dhe pranoi se "diçka nuk shkon" pas ankesave nga përdoruesit e krahut të djathtë . Mus...

14:10

Spotify nis fushatën kundër Apple

Spotify ka nisur një sulm ndaj Apple për ato që thotë se janë “abuzlme të platformës së saj të fuqishme”. Shërbimi i transmetimit u bashkua me shtatë kompani...

13:30

Elon Musk thyen rekordin Guinness

Elon Musk ka thyer së fundmi Rekordin Botëror Guinness për humbjen më të madhe të pasurisë. Autoriteti i rekordeve tha se bashkëthemeluesi i Tesla kishte pës...

14:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI