Flash

"Gol i dytë ishte një gabim i stoperit". Kapllani gjen fajtorët e humbjes së dy pikëve, Mema injektohet me shpresë

Lapsi.al 7 February 2023
"Gol i dytë ishte një gabim i stoperit". Kapllani gjen

“Vinim te kjo ndeshje me tre mungesa shumë të rëndësishme. Nuk është justifikim. Pjesën e parë e nisëm mirë". Tekniku i Erzenit Xhevahir Kapllani nuk ka fjalë për të treguar dëshpërimin për dy pikët e lëna në transfertën me Kastriotin. Tekniku i Erzenit pa të rikuperohej nga dy gola avantazh, në pesë minuta në pjesën e dytë. Një gabim flagrant në minutën e 63 lejoi Grecën të barazonte me portën bosh.

Kapllani, në të nxehtë, nuk ka ndërmend të justifikojë asnjë: "Pjesën e dytë nuk e di nga erdhi ajo goditje standarte, ndoshta një mosfunksionim i mirë i murit. Kaluam pak në panik. Gol i dytë ishte një gabim i stoperit për te portieri. Patëm disa raste kur e dorëzuam vetë topin. Besoj se barazimi përligj gjithçka. Unë nuk mendoj fare as për vendin e dytë, as për vendin e tretë. Unë mendoj që çdo pikë është e shenjtë. Me pak mençuri ne mund të dilnim me tre pikë sot“ përfundoi ai.

MEMA: KY REZULTAT MË JEP SHPRESË

“I kishim organizuar shumë mirë manovrat sulmuesie dhe mbrojtëse. Më vjen keq për mënyrën se si pësojmë gol nga ndeshja në ndeshje. Më vjen keq edhe për shpërdorimin e ndeshjeve. Në ndeshje ke 2-3 raste dhe duhet të fitosh ndeshjen. Sidomos kur e ke superuar kundërshtarin, që kishte rënë fare". Ardian Mema nuk mjaftohet me pikën e marrë, pavarësisht se pas pjesës së parë do të kishte firmosur për një barazim. Tekniku ka keqardhjen për mungesën e cinizmit nën portë, që mund ti kishte sjellë një fitore të rëndësishme. E pavarësisht vendit të fundit në renditje, Mema rigjen shpresën pas kësaj ndeshje: "Ndeshja më pëlqeu, në mënyrën se si ekzekutoi ekipi. Por futbolli ky është. Ky rezultat më jep shpresë, më tepër për lojën se sa për rezultatin" e mbylli fjalën e tij Mema.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI