Flash

Juventus, shkurtimi prej 70 milionë euro i kërkuar nga Elkann: 5 lojtarë do largohen nga klubi në fund të sezonit

Lapsi.al 7 February 2023
Juventus, shkurtimi prej 70 milionë euro i kërkuar nga Elkann: 5

Revolucion, ose pothuajse, te Juventus. Në orët e fundit John Elkann, drejtor menaxhues i Exor, ka vendosur se klubi duhet të aplikojë një shkurtim prej 70 milionë eurosh. Një pozicion që përkthehet në një kursim neto në frontin e pagave. E, për rrjedhojë, kontratat që skadojnë në qershor nuk do të rinovohen. Në këtë drejtim, aktualisht po shtohen gjasat që 5 lojtarë të largohen nga Juventusi në fund të sezonit.

Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta.it, John Elkann i ka kërkuar drejtuesve të Juventus një shkurtim prej 70 milionë eurosh. E për ta bërë këtë do të duhet të ndërhyhet në faturën e pagave. Hapi i parë, në këtë kuptim, do të konsistojë në mosrinovimin e kontratave që skadojnë. E gjithë kjo, në dakordësi me Massimiliano Allegri. Ideja është për të kursyer para dhe për të rritur të rinjtë e pranishëm në skuadër.

Lexo më tej:Daily Mail zbulon planin e Juventus: bardhezinjtë duan të zgjidhin kontratën me Pogba

5 LOJTARË DREJT LAMTUMIRËS

Ndaj është i qartë vullneti i klubit për të mos rinovuar kontratat me Juan Cuadrado, Alex Sandro, Adrien Rabiot, Leandro Paredes dhe Angel Di Maria. Ky i fundit mbërriti në Torino vetëm gjatë sesionit të fundit veror të merkatos. Një vendim i fortë dhe i qartë. Që në të njëjtën kohë do t'i lejojë lojtarët e rinj, si Fagioli, Miretti dhe Soulé, të marrin një rol protagonisti në Juventusin e së ardhmes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI