Flash

“Në futboll nuk ka o sot o kurrë”. Josa e merr me filozofi përplasjen me Tiranën, Hallaçi mbron portierin që e fundosi

Lapsi.al 7 February 2023
“Në futboll nuk ka o sot o kurrë”. Josa e merr me filozofi

“Jam i kënaqur për mënyrën se si skuadra shënoi dhe diti të administronte lojën. Pastaj goli i dytë e bëri shumë më të lehtë. Më pëlqeu rigoroziteti në pjesën e dytë, skuadra nuk u shthur kur dilnim me shpejtësi përpara”. Mirel Josa vlerëson lojën e Vllaznisë, pas fitores 2-0 me Kukësin. Tekniku u kthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe tani është i dyti.

Sigurisht që tani përpara shkodranëve është vetëm Tirana, por josa mundohet të mbajë larg euforinë: “Unë nuk fus vetëm Tiranën dhe ne në luftën për titull, por fus edhe Erzenin e Laçin. Kështu që për mendimin tim do të shohim që të qetësojmë skuadrën që të përgatitim si duhet ndeshjen me Tiranën. Është e rëndësishme ndeshja me Tiranën por nuk është se do zgjidhet gjithçka në atë ndeshje. Në futboll nuk ka o sot o kurrë”, tha Josa.

Lexo më tej: Parabola fantastike e Markut e gafa e Halimit fundosin Kukësin: Vllaznia e dyta, Teuta fiton mbijetesën me Bylis

HALLAÇI MBRON PORTIERIN, POR MEZI PRET TAFAS

Rrahman Hallaçi në anën tjetër ka tentuar të mbajë grupin të bashkuar. Tekniku nuk e ka bërë dramë gafën e portierit Halimi, pavarësisht se ai gol vrau ndeshjen: “I qëlloi portierit tonë që ndoshta nuk ishte vendosur mirë te goli. Por në futboll ndodhin gjëra të tilla. Te goli i dytë ndodhi një gabim teknik. Më vjen keq për Halimin se po bënte disa ndeshje të mira dhe po ndihmonte skuadrën. Por kuptohet që kanë gabuar portierë me nivel shumë të lartë. Tafas është kthyer, por presim mendimin e trajnerit të portierëve” përfundoi ai.

MARTINI: NDRYSHUAM TAKTIKISHT PËR TË FITUAR

“Ishte fitore e vuajtur, por e dinim do të ishte e vështirë edhe për paraqitjet e fundit që ka bërë Bylisi. Në pjesën e parë ishim më të kujdesshëm, më pas ndërruam skemën për të fituar”. Edi Martini ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit me 1-0 ndaj Bylis. Teuta ka fituar ndeshjen direkte dhe është për të dytën herë në këtë sezon jashtë zonës së rënies nga kategoria: “Komplimentoj të gjitha lojtarët që hynë në pjesën e dytë. Normal që kur ke çdo ndeshje lojtarë të njëjtë është pak problem. Ndërsa Bylisi kishte futbollistë të freskët, por e rëndësishme është fitorja pasi ata dhanë maksimumin. Djemtë e merituan sot fitoren, por edhe nëse do dilnim me një pikë sdo të ishte problem”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI