Flash

Shorti/ Një person fiton 754.6 milionë USD me një biletë lotarie

Lapsi.al 7 February 2023
Shorti/ Një person fiton 754.6 milionë USD me një biletë

Një person me fat nga Uashingtoni sapo u bë shumë, shumë... më i pasur. Xhekpoti i fundit i lotarisë “Powerball” prej 754.6 milionë dollarësh u fitua nga një lojtar i vetëm të hënën, thanë zyrtarët. Ky është xhekpoti i pestë më i madh i Powerball në historinë e tij.

Fituesi i panjohur kishte parashikur me sukses të 6 numrat në biletën e tij: 5, 11, 22, 23, 69 dhe i kuq Poëerball 7. Bileta fituese është xhekpoti i dytë më i madh që fitohet në Uashington që kur ky shtet iu bashkua lotarisë në vitin 2010.

Mbajtësi i biletës ka mundësinë të marrë çmimin e tij si pagesë vjetore ose të pranojë një shumë të përgjithshme. Nëse ai zgjedh opsionin marrjes së të gjitha parave menjëherë do të marrë vetëm 407.2 milionë dollarë duke hequr taksat. Ndërsa opsioni i pagesës me këste vjetore parashikon dhënien e një shume të menjëhershme plus 29 pagesa vjetore që gjithashtu do të tatohen.

Një shtesë prej 21.1 milion dollarë amerikanë u fituan gjithashtu në çmime më të vogla. 2 bileta ranë në Michigan dhe 3 në Nju Jork që përputheshin në 5 nga 6 numrat e lotarisë. Në të gjithë SHBA-në, 58 bileta fituan çmime prej 50 mijë dollarësh dhe 16 bileta fituan nga 100 mijë dollarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Rama pagoi për të vrarë opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me të rinj të FRPD-së. Duke ...

19:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI