Flash

U gjet nën rrënoja, Malatya konfirmon vde.kjen e portierit Turkaslan: "Ishe një njeri i mirë. Pusho në paqe"

Lapsi.al 7 February 2023
U gjet nën rrënoja, Malatya konfirmon vde.kjen e portierit Turkaslan:

Mes mijëra viktimave të tërmetit që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Malatyaspor, një klub që luan në kategorinë e dytë turke. Ishte klubi i tij që zyrtarizoi vdekjen e Turkaslan me një postim në Twitter: "Portieri ynë Ahmet Eyup Turkaslan humbi jetën nën rrënoja pas tërmetit. Pusho në paqe. Nuk do të të harrojmë, ishe një person i bukur".

Fatmirësisht gruaja dhe vajza e portierit 28-vjeçar të Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan, janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat. Në orët e fundit edhe trajneri i skuadrës Yàlmaz Vural kishte rrëfyer për mediat se ishte shumë i shqetësuar pasi portieri ishte i vetmi në ekip që nuk ishte larguar nga qyteti.

Lexo më tej: Gjendet nën rrënoja ish-lojtari i Chelsea Christian Atsu: është gjallë, por i plagosur keq

Turkaslan e filloi karrierën e tij profesionale me Bugsasspor. Për katër sezone ai luajti aty para se të transferohej te Osmanlispor. Pikërisht aty ai arriti pjekurinë e tij futbollistike. Në vitin 2020, për një sezon, ai veshi fanellën e Umraniyesporit. Pas atij sezoni mbërriti edhe transferimi i tij te Malatyaspor, skuadra e tij e fundit. Aty ku ai luajti deri në epilogun tragjik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI