Flash

Askush nuk beson te Tatarusanu, lajme të këqija për Milan nga Maignan: rikthimi në fushë në mesin e marsit

Lapsi.al 8 February 2023
Askush nuk beson te Tatarusanu, lajme të këqija për Milan nga

Pas rikthimit të Ibrahimovic për të ndriçuar momentin shumë të errët të Milan, vjen një tjetër goditje. Kuqezinjtë e Stefano Pioli duhet të vazhdojnë të bëjnë akoma pa portierin e tyre titullar. Rikuperimi i Mike Maignan, që nuk ka luajtur asnjë ndeshjen për kuqezinjtë që nga 18 shtatori, po ecën ngadalë. Portieri francez pothuajse me siguri do të mungojë për ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Tottenham. E te Tatarusanu besimi mungon.

Lajmin e raporton La Gazzetta dello Sport. Sipas saj, testeve që iu nënshtrua Maignan dje, treguan përmirësime, por jo kthim të shpejtë. Pas një ndalese kaq të gjatë, Milan nuk dëshiron të rrezikojë probleme të reja. E për këtë arsye duhet kujdes maksimal. Kështu, data e re e rrethuar me të kuqe në kalendar është 8 Marsi, dita e ndeshjes së kthimit ndaj Spurs.

Lexo më tej:Rafael Leao në dalje nga Milan, thyhen raportet me Maldini: pengesë e pakapërcyeshme klauzola e lirimit

Një tjetër shtyrje për rikthimin në fushë në një sezon vërtet të mallkuar për portierin francez. Maignan u dëmtua me kombëtaren e tij në shtator dhe një muaj më vonë, kur rikthimi dukej afër, ndaloi sërish. Këtë herë për shkak të një dëmtimi të soleusit. Shqetësim në të njëjtin pulpë, por një rrugë tjetër muskulore dhe rehabilitimi që filloi nga e para.

Pas pasigurive të Tatarusanu në fushë, një dritë e re u pa në fund të tunelit me grumbullimin në Dubai. Maignan u duk gati për rinisjen e kampionatit, por probleme të reja erdhën në Emirate. Jo një dëmtim tjetër, por reagim i dobët ndaj ngarkesave të punës që ngadalësuan gjithçka. Tani nga kontrollet dëmi është në përmirësim, por rikthimi në fushë shtyhet akoma.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI