Flash

Atsu u deklarua i shpëtuar, klubi e përgënjeshtron: ngatërruan person, lojtari është ende nën rrënoja

Lapsi.al 8 February 2023
Atsu u deklarua i shpëtuar, klubi e përgënjeshtron:

Ngjyroset me mister fati i Christian Atsu, futbollistit ganez të Hatayspor, viktimë e tërmetit që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë. Klubi turk për të cilin ai luan, përmes trajnerit dhe zv/presidentit, mohon lajmin e gëzuar. Orët e fundit qarkulluan fjalë se ish-lojtari i Newcastle dhe Chelsea ishte shpëtuar nga rrënojat. Mjeku i klubit kishte deklaruar se ai ishte dërguar në spitalin Dortyol. “Kisha marrë informacione se Atsu ishte larguar nga rrënojat - shpjegoi zv/presidenti Mustafa Ozat -. Megjithatë, informacioni i marrë është se ai dhe drejtori sportiv janë nën rrënoja”.

Trajneri Volkan Demirel i bëri thirrje mediave: "Ju lutem mos shkruani se mbijetoi pa qenë të sigurtë. Njerëzit kanë familje, shpresa, dhimbje... Dhe dhimbja sa vjen e shtohet. Nuk ka asnjë lajm për Atsu dhe për drejtorin sportiv Taner Savut - i tha ai Sports Arena -. Sapo të jetë në spital do të ndajmë lajmin, por ne kemi kaluar situata të vështira. Njerëzit punojnë ditë e natë, shpresoj që të dy të shpëtohen. I gjithë ekipi është me familjet e tyre. Do të ndaj gjithçka sapo të vijë informacioni”.

Lexo më tej: Gjendet nën rrënoja ish-lojtari i Chelsea Christian Atsu: është gjallë, por i plagosur keq

Në fillim u mendua se Atsu ishte transportuar në spital me dëmtime në këmbën e djathtë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në vend të kësaj, hipoteza se u ngatërruan personat po rritet gjithnjë e më shumë. Kështu që, fatkeqi Atsu është ende i varrosur nën rrënojat e ndërtesës ku ai jetonte në rajonin e Kahramanmaras.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI