Flash

Dhunuan me grushte mjeken në QSUT, arrestohen dy persona (Emrat)

Lapsi.al 8 February 2023
Dhunuan me grushte mjeken në QSUT, arrestohen dy persona (Emrat)

Igli Spahija dhe Bledar Bali, përkatësisht 41 dhe 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë personat e vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar një mjeke në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme.

Dy të arrestuarit bashkë me tre persona të tjerë të proceduar penalisht kanë rrahur me grushte mjeken dhe më pas kanë shkatërruar dyert e dritaret e spitalit. Ata pretendonin se mjekja kishte treguar neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që ishte shtruar në këtë spital.

Të proceduarit deri më tani janë identifikuar me inicialet: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI