Flash

Në shënjestër të tifozëve për 'spiunim', por De Sciglio nuk ndihet tradhëtar: "Nuk kam bërë asgjë të keqe"

Lapsi.al 8 February 2023
Në shënjestër të tifozëve për 'spiunim',

Tre muaj më parë, në agimin e trazirave të shkaktuara nga hetimi Prisma te Juventus, Mattia De Sciglio u etiketua nga tifozët e Juventus si një "polic, mosmirënjohës dhe spiun". Mbrojtësit iu kërkua të largohej vetëm sepse kishte zbuluar përmbajtjen reale të bisedave të chat të ekipit të lidhura me pagat gjatë pandemisë Covid.

Anësori i Juventusit, njeriu i besuar i Max Allegri, jo vetëm që nuk u largua, por u rikthye të luajë. Madje duke e bërë mirë, me përkushtim dhe profesionalizëm të madh. Pavarësisht kësaj, kontestimi e fihskëllimat e shoqërojnë atë pa pushim, edhe larg Allianz Stadium. Dëshmi për këtë është ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Arechi, në Salerno.

Lexo më tej: Video/ Serbët kthejnë Juventus te fitorja: dygolësh i Vlahovic e Kostic shembin Salernitanën

Një situatë e vështirë me të cilën De Sciglio u përball me vepra në fushë dhe me fjalët pas ndeshjes: “Unë mendoj vetëm për fushën. Mendoj se duhet të gjykohem për atë që bëj në fushë - tha ai për Dazn -. Nuk kam bërë asgjë të keqe. Gjithmonë jap maksimumin kur futem në fushë për këtë fanellë. Sepse për mua prioritet është skuadra dhe Juventusi. Isha i kënaqur që Allegri mori një vendim të qartë ndaj meje”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI