Flash

Nga një spanjoll te një italian: Belgjika zgjedh Domenico Tedesco si trajnerin e ri

Lapsi.al 8 February 2023
Nga një spanjoll te një italian: Belgjika zgjedh Domenico Tedesco si
Trajneri i Belgjikës është emëruar trajneri italo-gjerman Domenico Tedesco, 37 vjeç, me origjinë nga Rossano i Kalabrisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Belge e Futbollit (RBFA) me një deklaratë: “Paç fat trajner”, ka shtuar RBFA në llogarinë e saj në Twitter. Tedesco, i freskët nga një fitore në Kupën e Gjermanisë dhe më pas shkarkimi nga pankina e Leipzigut, pason spanjollin Roberto Martinez. Ai u largua nga Djajtë e Kuq pas një eliminimi zhgënjyes në fazën e grupeve të Botërorit 2022 në Katar. I rritur futbollistikisht në Gjermani duke udhëhequr ekipet e të rinjve të Stuttgart dhe Hoffenheim, Tedesco, fitoi përvojë në Rusi. Atje tekniku fitoi vendin e dytë me Spartak Moska, por u dallua mbi të gjitha te Schalke 04. Vendi i dytë në sezonin e tij të parë, pas Bayern Mynih dhe në gjysmëfinale të DFB-Pokal, më pas e humbur kundër Eintracht Frankfurt. Që atëherë, një rritje e vazhdueshme që e ka sjellë atë në pankinën e Leipzig, me të cilën ai fitoi një Kupë të Gjermanisë. Pas trofeut megjithatë erdhi shkarkimi shtatorin e kaluar. Tani kurorëzimi në pankinën e një prej ekipeve kombëtare më të forta në botë. Vetëm 37 vjecar ai do të ketë detyrën e mundimshme për të rifilluar projektin e Djajve të Kuq. Tedesco do të udhëheqë De Bruyne dhe shokët e tij deri në Kampionatin Evropian 2024.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI