Flash

Përplasja e makinave i mori jetën, identifikohet shqiptari që vdiq në Itali (Emri)

Lapsi.al 8 February 2023
Përplasja e makinave i mori jetën, identifikohet shqiptari që

Klodian Petro, 39 vjeç është shqiptari që ka humbur jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhur mëngjesin e së martës, teksa shqiptari udhëtonte pranë Bucine-s në Arezzo.

39-vjeçari shqiptar ishte nisur nga Prato në drejtim të Valdarnos ku dhe punonte, por rrugës u përplas me një tjetër mjet.

Klodian Petro po lëvizte me një makinë tip ‘Lancia Ypsilon’ dhe u përplas me një makinë tip, ‘Peugeot 308’, mjet që drejtohej nga 49-vjeçare, e cila ndodhet në spital.

Petro ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha. Ai la pas një vajzë që sapo kishte mbushur 13 vjeçe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI