Flash

Përtej rivalitetit është solidariteti: tifozët e tre ekipeve të mëdha të Stambollit të bashkuar pas tërmetit

Lapsi.al 8 February 2023
Përtej rivalitetit është solidariteti: tifozët e tre ekipeve

Të bashkuar, së bashku. Grupet ultras të Besiktas, Galatasaray dhe Fenerbahce, tre klubet e mëdha të Turqisë, kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet. Një veprim solidariteti i tyre pas tërmetit që shkatërroi vendin ditët e fundit. Mbi 11 mijë të vdekur, mijëra të plagosur dhe të zhdukur, shtëpi të shkatërruara, njerëz ende të bllokuar në rrënoja.

Në Stamboll, grupet ultras të tre klubeve të mëdha postuan një foto së bashku. Një gjest si simbol i unitetit pas tërmetit që ndodhi në vend. Ata e kishin bërë këtë edhe dhjetë vjet më parë. Në 2013 ata u bënë bashkë për protestat kundër qeverisë Erdogan, të zhvilluara mes 28 majit dhe 30 gushtit në Sheshin Taksim. Me atë rast, grupet ultra të Carsi (tifozët e Besiktas), Ultra Aslan (Galatasaray) dhe Sol Acik (Fenerbahçe), u bashkuan kundër presidentit aktual turk. Këtë herë solidariteti  është ndryshe në kontekst, por tifozët bënë paqe si dhjetë vjet më parë.

Lexo më tej: U gjet nën rrënoja, Malatya konfirmon vde.kjen e portierit Turkaslan: “Ishe një njeri i mirë. Pusho në paqe”

Mes mijëra viktimave të tërmetit që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Malatyaspor, një klub që luan në kategorinë e dytë turke. Fatmirësisht gruaja dhe vajza e portierit 28-vjeçar të Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan, janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat. Ndërkohë, futbollisti ganez i Hatayspor, Christian Atsu është deklaruar sërisht i humbur. Orë më parë dolën lajme se ai ishte nxjerrë nga rrënojat dhe ishte dërguar në spital. Mendohet se ishte ngatërruar personi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI