Flash

Video/ Fulham eliminon Sunderland në shtëpi: Wilson, Pereira e Kurzawa fiksojnë suksesin 2-3 në FA Cup

Lapsi.al 8 February 2023
Video/ Fulham eliminon Sunderland në shtëpi: Wilson, Pereira e Kurzawa

Fulham kualifikohet në FA Cup, duke eliminuar Sunderland 2-3 në raundin e katërt të kompeticionit. Londinezët ishin pothuaj gjatë gjithë kohës në avantazh të dy golave, ndërsa vendasit pavarësisht përpjekjeve vetëm sa zgjatën agoninë. Golat e Wilson, Pereira dhe Kurzawa bënë të pavlefshëm realizimet e Clarke e Bennette.

Një ndeshje që nisi më mirë nuk mundej për Fulham, në avantazh që në minutën e 8. Wilson mposhti Patterson duke e bërë të thjeshtë për të besuarit e Marco Silva. Sunderland nuk gjeti forcë të reagonte dhe shpresoi shumë të rigjente energjitë pas pushimit. Vetëm se gjërat u komplikuan menjëherë me golin e dyfishimit të Pereira. Lojtari i futur në pjesën e dytë bashkë me Mitrovic, kombinoi me serbin për të bërë 2-0 në minutën e 59'.

Lexo më tej: Tronditet Manchester City, hetim mbi 100 shkelje të konstatuara: rrezikon titujt e fituar e përjashtimin nga Premier League

Clarke rihapi ndeshjen në minutën e 77 me një gol që ngjante shpresëdhënës për Sunderland. Por presioni ultraofensiv i vendasve krijoi hapësira prapa dhe Fulham i shfrytëzoi. Kurzawa fiksoi trisin në minutën e 82, duke shfrytëzuar asistin e Duffy. Vetëm në minutën e dytë shtesë, vendasit ngushtuan edhe njëherë diferencën me Bennette, por shumë vonë për të shpresuar për dicka më shumë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI